Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar një shtesë personeli me 197 punonjës për vitin e ardhshëm.

 

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projektbuxheti i vitit 2019, përfaqësuesi i prokurorisë, Luan Abazaj u shpreh se nga 197 punonjës që ka kërkuar ky institucion për vitin 2019, Ministria e Financave ka dërguar për buxhet për 15 punonjës.

 

Por kjo kërkesë nuk u mirëprit nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Sipas deputetit të PS, Bashkim Fino shtesa me 197 punonjës në Prokurori është absurde.

 

Të njëjtës linjë i qëndroi edhe kreu I komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, i cili nuk e mbështeti kërkesën e Arta Markut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *