Subscribe

Ministrja Elisa Spiropali pati sot një debat në Kuvend me Flamur Nokën.

Gjatë fjalës së tij Flamur Noka akuzoi qeverinë për dokumentarin e RAI 3, ndrsa nuk munguan as akuzat se qeveria po ndërhyn në punën e SPAK.

Në replikën e saj Spiropali u përgjigj me tone ironizuese ndaj opozitës dhe Flamur Nokës.

Pjese nga debati:

Flamur Noka: Kur dëgjoj Elisën më pak një emocion, se thua kjo zonja është aktore, mos vallë është rastësisht në karrigen e deputetit. Sepse asgjë politike, përveçse aktrim. A ka aktrim që mund të shpëtojë Ramën apo Veliajn në situatën ku ndodhen. Opozita ka bërë prej vitesh publike aktet e përfshirjes së Ramës dhe Veliajt për korrupsion dhe krim. Ka treguar se në Shqipëri qeverisë mafia. (Flet Majko nga vendi). Po Pandi po, mafia, se ka treguar që Don Agaçio qeveris nga qeveria. Mediat ndërkombëtare po thonë se mafia është në pushtet, madje ka pushtetin e saj. Ngaqë zoti Bardhi u mor me kreun e mafies Rama, unë po merrem em zv.kreun e mafies. E dëgjuat çfarë tha kreu i mafies 5D të shtunën, ajo deklaratë e varrosi Reformën në Drejtësi. Kreu i mafies 5D i sugjeronte SPAK-it se si ta merrnin në pyetje. Ai ju thoshte se ju duhet t’i nënshtroheni rregullave të mia, harroi të thoshte se ajo godinë ku është SPAK është ndërtuar nga Redi Molla. SKAP-i nesër nëse flet në emër të drejtësisë dhe jo në emër të partisë, do të duhet t’i paraqesë 5 dokumentat që ka firmosur Veliaj për inceneratorin e Tiranës. Ato dokumenta flenë në dosjen e Arben Ametajt, që vetë Dumani i ka. Ahmetaj për hir të së vërtetës edhe pse është numri dy i organizatës kriminale ka kërkuar përllogaritje më të sakta.

Elisa Spiropali: Kam replikë, kam një problem se nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja, jo vetëm elektorale, por as ato që thotë Flamuri këtu. Dua ti them se perdja Makbethit të tij ka rënë. Shekspiri ka një ngushëllim për ju s’ka natë që s’ka të gdhirë, sa do që të duket e gjatë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *