Nga sot, të gjitha institucionet e republikës së Shqipërisë, do të duhet të përdorin në shkresat zyrtare logon e 80-vjetorit të çlirimit.

Modelet e reja, përveçse në fletoren zyrtare, mund të gjenden edhe në faqen e internetit të drejtorisë së përgjithshme të arkivave.

Institucionet shtetërore janë të detyruara ta përçojnë këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, deri në fund të vitit 2024.

Në rast të mospërdorimit, do të ketë ndëshkime administrative të përcaktuara në ligjin për arkivat. 80-vjetori i çlirimit të shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga këshilli i ministrave./vizionplus,tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *