Subscribe

Fermerët kanë realizuar sfidën nga Agai, atë të realizimit të filmit “Përralla nga e kaluara”, ku njëri prej fermerëve do të fitonte edhe një çmim.

Albano si regjisor dhe Valeri si producent kanë ndarë rolet dhe janë kujdesur për realizimin e sfidës.

Mes tyre nuk kanë munguar as debatet për ndarjen e roleve. Albano është revoltuar pas qeshjes së Glorias nëpër skena. Debati ka kaluar deri në përplasje të karrigeve dhe heqje mikrofoni nga regjisori, pra Albanos.

Pjesë nga biseda:

Albano: Unë ju thashë që nuk jam regjisor, por ju këmbngulët. Bëra maksimumin tim. Në një proces pune artistie këto janë normale, nervat e punës janë normale. Ndonjëherë duhet të dëgjosh sepse të vendos Agai. Të gjithë janë përpjekur të japin më të mirën nga vetja. Dua të veçoj Dijonisin, nuk ma merrte mendja që do ishte aq bashkëpunues dhe nga të gjithë dua të falenderoj Ditean se padashje ja kam plasur buzën, e kam bërë të qaj të mërzitet. Ja kam ndryshuar 4 herë rolin sepse ashtu ndodhën dinamikat. I jam shumë borxhali asaj vajze për durimin edhe në xhirim ka xhiruar e fundit fare në 2 të mëngjesit

Gloria: Besova që Albano do t’a niste me debatin tonë gjatë provave, por jo, nuk e nisi me këtë dhe më vjen shumë keq me thën drejtëmn për këtë. Unë kam qeshur vetëm me një double dhe nuk janë bërë prova me ato batutat. Unë vetëm një herë qesha dhe Albano reagoi në atë mënyrë, ndërkohë që me tjerët e ka kther mbi 200 herë dhe e bëri këtë me të bërtitur. I thashë të lutem mos reago në këtë mënyrë. Albano e agravoi situatën dhe nuk u ndjeva mirë. Nuk jam aktore dhe nuk e njohë këtë metodën e Albanos.  Nuk bëra asgjë pas atij veprimi dhe i thashë më vonë a bëri mirë që reagoi në atë mënyrë. Edhe tani në spektakël veçoi dy personat më të durueshëm

Albano: Ti nuk durove fare. Ti the unë për ty nuk e bëj fare. Unë të thashë nuk e lë për mua, e le për Again. Agai disa herë tha që bëni siç thotë regjisori

Gloria: Agai nuk tha në zarf shani

Albano: As nuk të shava as nuk të ofendova!

Ndarja e roleve:

Baby G-Marigo

Buçko-Gjino

Dijonisi-Trimi

Gloria-Tana

Renisi-Vangjeli

Ditea-Narratori

Albano-Prifti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *