E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Vrasja e policit në Fier, Prençi: Nuk ka qenë momentale, nuk mundet që dy të rinj të ziheshin në prani të një nëne

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ndërsa ka komentuar vrasjen e policit në Fier, në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se nuk mund të ketë qenë rastësore.

Sipas tij nuk ka mundësi që dy të rinj që vijnë njeëri nga Malësia e Gjakovës dhe tjetri nga ajo e Hasit të zihen dhe të vriten në sy të një nëne.

Prençi theksoi se nuk mund të jetë rastësi që 23-vjeçari Azgan Mërnica të lëvizte me pistoletë me vete.

“Ngjarja e Fierit nuk është e rastit. Nuik mundet që njëri nga Malësia e Gjakovës tjetri nga ajo e Hasit të zihen në prani të një nëne. Kla një indicie të mëpërparshme. Këta duhet të jenë fërkaur edhe më përpara. Personi nuk lëviz kot me pistoletë në brez nëse nuk ka një problem”, tha Prençi.

Ndërkohë autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në policinë e Fierit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë