Subscribe

Flori, Albano, Mariana dhe Çiljeta kanë qenë 4 fermerët e dënuar nga Agai. Ata duhet të qëndronin në shtëpinë e Fakirit, pa komunikuar me pjesën tjetër të fermerëve.

Mirëpo, Elsa ka hedhur e para idenë se duhet t’ju shërbenin 4 fakirëve. Buçko dhe Xhesika kanë përgatitur ushqimin për të dënuarit.

Fjoralba u shpreh se fermerët kanë shkelur rregulloren dhe kjo mund të çoj në uljen e buxhetit. Ky vendim i marrë nga Elsa për të shkelur rregulloren ka revoltuar Albanon.

“Janë dy gjëra që nuk më pëlqejnë fare. E para iu dhanë ushqimin fakirëve që t’a ricikloninin, ne nuk jemi as Balo as kosh. Mund të gatuanim sa për vete. Mund të shkonin Mariana me Çilin të gatuanin ushqime të mrekullueshme. Kur gatuajnë për 20 mund t’i bënin edhe për 4 veta. Besoj tek aftësitë e tyre. Nuk kishin pse riciklonin ushqimin tek ne se nuk jemi as Balo as kazan plehrash dhe Chiko. E dyta ngaqë tha Elsa kisha Çilin në fermë dhe ndaj iu çova nuk është justifikim”, tha Albano.

Moderatorja e emisionit, Fjoralba Ponari tha se asnjë penalizim nuk ka marrë Agai për dashamirësin e fermerëve ndaj fakirëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *