E martë, 20 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet me zyrtarët në Prishtinë: E ardhmja e vendit është në BE

Raportuesi i përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka zhvilluar një vizitë sot në Prishtinë, ku është takuar me disa zyrtarë.

Ai u takua me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, ministrin e Jashtëm Glauk Konjufcën dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Reklamë

Në një postim në rrjetin social “X”, diplomati evropian ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por nevojiten reforma.

“Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë