E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Reklamë

Për një periudhë të shkurtër, qarkullimi në këtë segment rrugor u zhvillua me ngadalë deri në largimin e mjeteve të përfshira në përplasje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë