Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më...

Berisha: “Albanian Files” në SPAK, sulltani i kuq po...

Marine Le Pen shpallet fajtore, dënimi nuk e pengon...

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, Ndreca: Vendim...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin ndaj oligarkut ukrainas...

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump mbërrin në...

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, ja si...

Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë hotelit ku...

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin...

Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri më 1999

7 Korrik 15:30

Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundër një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen, torturimin dhe plaçkitjen e civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99.

Prokuroria Speciale e Kosovës e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet R.D., i cili ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhe është mbajtur në paraburgim prej atëherë.

Ai akuzohet për vrasjen e një personi me inicialet SH.D., më 22 maj të vitit 1999 në Vushtrri, qytet në verilindje të Kosovës.

Në një pikë tjetër të aktakuzës, R.D., dyshohet se si pjesëtar i MUP-it, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Së voni, autoritetet kosovare i kanë shpeshtuar aktakuzat dhe arrestimet e personave të dyshuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në vend.

Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të MUP-it vjen një javë pasi gjykata në Prishtinë e dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, në rigjykimin e tij për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatrat e Istogut më 1999.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Posted Under:
Anash Kosova

Nga e njëjta kategori

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet me zyrtarët në Prishtinë: E ardhmja e vendit është në BE

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

më shumë...

Rritet numri i pushuesve në Durrës, vendas dhe të huaj dynden në bregdet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

4:45

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet...

4:33

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i...

4:19

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna...

3:38

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet...

3:33

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga...

3:30

Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të...

2:49

Rritet numri i pushuesve në Durrës, vendas...

2:47

OSHEE, masa për sezonin veror: Janë bërë...

2:40

Berisha: “Albanian Files” në SPAK, sulltani i...

2:21

Marine Le Pen shpallet fajtore, dënimi nuk...

2:01

Bastet e paligjshme, AMP heton nëse ka...

1:49

Hodhën gurë dhe thyen xhamat e komisariatit...

1:33

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn,...

1:27

E kërkuar nga Interpoli për atentatin ndaj...

1:12

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump...

1:06

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje...

12:36

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig,...

12:27

Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë...

12:11

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i saj në Gr...
  • Dhunuan bashkëmoshataren në banesë, policia: Njëra nga të mi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.