Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani, copëza nga...

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të...

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas sulmeve, rinisin...

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më të dobta, ka marrë vendime të diskutueshme

7 Korrik 15:33

Dhjetë vite pas miratimit të reformës në drejtësi, duket se ka ardhur momenti që qeverisja e sistemit të drejtësisë të nisë të japë llogari për arritjet dhe dështimet. Politikani që në emër të PS udhëhoqi reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj nuk i kurseu kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili raportoi sot në Komisionin për Mbikqyrjen Institucionale.

“Se të gjithë thonë qeveria, qeveria! Por askush nuk I kërkon llogari qeverisë suaj. Por shqiptarët nuk kanë pse i kërkojnë llogari asaj qeverisë që është këtej për cështjen e stokut, për cështjen e cilësisë së hetimit, për cështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut. Jeni ju qeveria, nuk janë ata”, tha Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Mbiqkyrjen Institucionale.

Xhafaj deklaroi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një prej hallkave më të dobëta të sistemit.

“Në vlerësimin tim Këshilli I lartë I prokurorisë mbetet ndoshta një prej institucioneve më të dobëta të sistemit të drejtësisë aktualisht në shqipëri. Për shkak të faktit që shumë cështje që lidhen sot me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimarrjet e vonuara, nga vendimarrje të diskuttueshme”, shtoi Xhafaj. 

Xhafaj replikoi me kryetaren e KLP, e cila theksoi se problemi  më i madh në sistem janë vakancat e krijua si pasojë e shkarkimeve nga procesi i vetingut.

“Kjo është një situatë që ju e keni ditur se Kushtetuta dhe ligji kanë qenë aty. Keni qenë të paaftë të bëni llogaritje të kësaj natyre, apo ka një lloj papërgjegjshmërie ndaj këtij problemi,  përsa kohë që ju gjatë vitit të kaluar i keni kërkuar Shkollës së Magjistraturës vetëm 12 kandidatura. Kur ju kishit të gjithë mundësitë të kërkoni 20, 24, 30 nga Shkolla e Magjistraturës, ndërkohë që keni 100 e ca vakanca”, tha Xhafaj. 

“Ne kemi pasur debate të forta për numrin e magjistratëve. Unë përsonalisht kam propozuar numrin maksimal të vakancave por kjo qasje nuk u vlerësua nga këshilli në shumicën e anëtarëve të tij”, tha Mirela Bogdani, kryetare e KLP. 

Reforma në drejtësi u miratua në 22 korrikun e vitit 2016 me 140 vota pro. Për shkak të procesit të vetingut i cili largoi nga sistemi një pjesë të prokurorëve dhe gjyqtarëve; të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë janë ankuar në parlament për vakancat në sistem, të cilat kanë ndikuar në rritjen e numrit të dosjeve që mbeten pa u shqyrtuar dhe kohën e gjatë që iu duhet qytetarëve të marrin drejtësi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gjobitet edhe me 80 mijë lekë

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të turizmit njollos imazhin e Shqipërisë 

më shumë...

Ndezi zjarr në tokën e tij, por flakët u përhapën tek fqinji dhe i shkaktoi dëme, arrestohet 57-vjeçari në Fier

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

2:05

Edicioni i 9-të i “MIK Festival”, koncerte...

2:01

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas...

1:50

Princ Leka bëhet baba për herë të...

1:47

U kap me kokainë në makinë, gati...

1:42

AKSK: Kujdes nga SMS dhe email-et që...

1:12

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të...

12:56

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike...

12:38

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”,...

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.