E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i saj në Greqi, 14-vjeçari edhe e filmoi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga bashkëkombësi i saj 14-vjeç.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025, por është bërë publike tani.

Adoleshenti përveçëse e detyroi 15-vjeçaren të kryente marrëdhënie pa pëlqim, gjithashtu edhe e filmoi.

Pas raportimit të incidentit, autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme teknologjike.

Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorinë e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë