Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, arrestohet në...

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë këdo që...

Pas dorëheqjes si kryeministër, Keir Starmer largohet edhe si...

Berisha drejt SHBA, do të takohet me shqiptarët e...

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i Singaporit për...

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin e kësaj...

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë tënde”, Lautaro...

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgjithshëm...

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë...

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama pret në...

Trump sulmon sërish aleatët: Na kthyen shpinën për Iranin, në Ukrainë pres së shpejti një pikë kthese!

7 Korrik 16:52

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar sërish aleatët e tij duke thënë se ata i kthyen shpinën në luftën që ndërmori kundër Iranit.

Nga Ankaraja, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, dhe ku zhvilloi një takim dypalësh me presidentin turk  Rexhep Tajip Erdogan, Trump deklaroi:

“Nuk kemi nevojë për ndihmë pasi të mbarojë lufta. Epo, nuk kemi nevojë për ndihmë në përgjithësi, në thelb. Ne i ndihmojmë ata, por nuk jemi të sigurt nëse do të na ndihmojnë. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe na kanë kthyer shpinën për Iranin, Italia na ka kthyer shpinën.

Dhe kjo është në rregull, kjo është në rregull. Por e dini, pse po shpenzojmë qindra mijëra dollarë dhe ata nuk janë aty për ne, na kthejnë shpinën, bëjnë sikur nuk na shohin? Kjo është ajo që bënë.”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te Ukraina, ai theksoi se pret së shpejti përparim drejt negociatave për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

“Dje pata një bisedë të gjatë me Putinin. Menjëherë pas kësaj, fola me Zelenskyn. Mendoj se të dy duan një marrëveshje; është për të ardhur keq që u desh kaq shumë kohë. Por mendoj se diçka do të dalë prej saj.”

Një koment bëri edhe për Groenlandën, teksa tha se ajo do të kontrollohet nga SHBA, dhe jo nga Danimarka.

“Ishte Groenlanda ajo që, sipas mendimit tim dhe vazhdon të jetë që duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka. Dhe kur ata nuk do të pajtoheshin me këtë, dhe me të gjitha paratë që shpenzojmë për t’i ndihmuar ata me Rusinë, dhe nuk kemi nevojë të shpenzojmë asnjë para, ne mund t’i largojmë të gjithë ushtarët tanë nga Evropa, sepse, siç ndoshta e keni vënë re, Evropa është një vend shumë i ndryshëm nga sa ishte 20 vjet më parë, shumë i ndryshëm, shumë i ndryshëm, shumë i ndryshëm, dhe ata më mirë të jenë të kujdesshëm me imigracionin dhe energjinë. Nëse ata nuk janë të kujdesshëm me këto dy gjëra, nuk do të keni më një Evropë.”, u shpreh Trump.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Aleatet Irani trump Ukraina Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë këdo që bën biznes me Gardën Revolucionare të Iranit

më shumë...

Pas dorëheqjes si kryeministër, Keir Starmer largohet edhe si deputet

më shumë...

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:08

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

5:57

Hapet thirrja për trajnuesit e Programit “Pas...

5:50

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK,...

5:31

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë...

5:19

Pas dorëheqjes si kryeministër, Keir Starmer largohet...

4:46

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz, flakët...

4:36

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton...

3:45

Berisha drejt SHBA, do të takohet me...

3:19

“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin...

3:06

Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen...

2:58

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i...

2:42

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin...

2:37

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë...

2:16

“Më goditën me tavëll qelqi në kokë...

1:58

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari...

1:38

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari...

1:31

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama...

1:29

U tall me përkthyesen e gjuhës së...

1:23

Vrau tre persona në Mal të Zi,...

12:49

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.