E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debati për tatimin e profesioneve të lira, Mete: Ligji është hartuar nga ekspertët më të mirë

Ministri i Financave, Ervin Mete, foli sot në Kuvend për ligjin për tatimin e profesioneve të lira, i cili ka shkaktuar debat në një pjesë të madhe të bizneseve dhe profesionistëve në Shqipëri.

Ligji për tatimin e profesioneve të lira është dërguar në gjykatë nga opozita me argumentin se bie ndesh me kushtetutën. Seanca e parë pritet të zhvillohet në datën 21 maj.

Lidhur me këtë ministri Mete tha se ligji është përpunuar nga ekspertët më të mirë dhe se  sjell standarte ndëkombëtare në sistemin tonë tatimor.

Ervin Mete: Tej pozicionemeve politike, taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo i të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale vendos më tepër drejtësi e ndershmëri në sistem sepse në thelb ai është taksim i të ardhurave nga punësimi dhe qoftë me standard e qoftë me parime të ardhurat e një kategorie të caktuar pavarësisht nga forma juridike si i punësuar, apo si i vetëpunësuar duhet të ketë një tatim në mos të njëllojtë, të ngjashëm. Ligji i ri sjell standarte nderkombetare ne sistemin tone tatimor, eshte perpunuar nga ekspertet me te mire. /vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë