Subscribe

Valeri nuk është ndjerë mirë brenda fermës dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve.

Ai është dërguar në spital, ku i thanë se ka këputur mish gjatë lojës me volejboll. Tani Valeri ndihet më mirë dhe është gati për t’u përballur në sfida nga Agai.

“Kam këputur mish tek pjesa e brinjve. Jam më mirë se jam njeri që e duroj dhimbjen dhe nuk ankohem. Por, ditën e djeshme nuk po e duroja dot më dhe dihet qartë që nuk kam vrapuar këto kohë. Edhe kur kollitesha sikur më therrte, më ndalonte frymën. Kur e prek me dorë më dhemb. Uroj të jetë sa më e lehtë. Ndihem më mirë”, tha Valeri.

Valeri u shpreh se ka deri në ndeshjen e volejbollit, por ankesa ka ardhur më vonë. Kjo pasi, fermeri tha se kujtoi se ishte një gjë momentale.

Gjithashtu Fjoralba Ponari tha se është një gjë kalimtare dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *