E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Aty gjen art, qytetari dhe ….”, Enkel Demi: Krenar që jam pjesë e Ferma VIP

Ferma VIP po thyen me shpejtësi çdo rekord, dhe po fiton zemrat e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve. Por Ferma VIP me mesazhet që po përçon, me sjellje, kulturën dhe lojën e vetë fermerëve ka surprizuar edhe vetë opinionistët.

Në natën e 12 të spektaklit opinionisti Enkel Demi u shpreh mjaft krenar që është pjesë e një projekti kaq të madh dhe mbi të gjitha njerëzor.

Reklamë

Keli theksoi se është shumë i lumtur që është sot pjesë e një projetki si Ferma VIP, pasi aty ka dashuri, çiltërsi, art dhe shumë qytetari.

“Ky program po thyen të gjitha pritshmëritë e mia nga televizioni. Sepse ndryshe nga gjithë programet e tjera, sot ne shohim qytetari, art, delikatisë. Në asnjë moment nuk abuzohet me momentet e emocioneve të mëdha. Ka momente autofrenimi që më bëjnë shumë krenar që jam pjesë e projektit, pavarësisht se në fillim e kisha e me dy mendje”, u shpreh Kel Demi.

https://www.youtube.com/watch?v=7Md0cdbcTCE

Vazhdo të lexosh

Reklamë