Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, pasi në të kundërt rrezikon të përballet me një “perde të re të hekurt” në krahun lindor, tha të hënën presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Zgjerimi është jetik për të ardhmen e BE-së sepse pa zgjerim [ekziston] një rrezik për një perde të re të hekurt.Jam besimplotë sepse e ndjej, se liderët evropianë, ose shumica e tyre, janë të bindur se kjo është e rëndësishme për të ardhmen”, deklaroi Charles Michel.

Nëntë vende po presin t’i bashkohen Bashkimit Evropian, përfshirë Ukrainën e “gërryer” nga lufta. Por procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kompleks, pa harruar se anëtarësimi i plotë kërkon një aprovim unanim nga shtetet anëtare.

Hungaria ka kërcënuar tashmë se do të përdorë fuqinë e vetos për të penguar anëtarësimin e Ukrainës, por Michel është besimplotë se kjo nuk do ta ndalë bllokun në shqyrtimin e kandidaturave.

Më herët, Michal ka deklaruar se BE duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj pas 2030-s. Por këtë javë ai tha se vendet që kanë bërë progres të mjaftueshëm mund të bashkohen me bllokun brenda kësaj dekade./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *