Subscribe

Aktori Albano Bogdo ishte fermeri me fat, të cilit iu dha hajmalia që deri më sot e ka mbajtur Xhesika Polo.

Pas marrjes së hajmalisë, Albano duhet të zgjidhte nëse donte imunitet apo plotësimin e një surprize.

Mes batutash, Albano shprehu dëshirën e parë të çuditshme.

“Unë dua një dëshirë. Që Agai të ma jap mua çmimin e parë dhe Ferma VIP të mbyllet që sot”, tha Albano.

Por batuttës së tij ju bashkua edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila i tha se mos donte të takonte opinionistin Kel Demi.

Nuk dua të takoj Kelin por një dëshirë që kam në jetë është të të takoj ty”, tha Albano.

Por aktori e shprehu dëshirën e tij. Ai do për një ditë qenin e tij, teksa shtoi se nuk do preferonte të takonte asnjë nga njerëzit e zemrës, sepse do i ndikonte në lojë dhe mund të linte në mes garën.

Por dua që Agai të izolojë oborrin dhe të më fusin Rokin, qenin tim. Oborri duhet i izoluar se do zihet me Balon. Një ditë e dua e pastaj të shkoj të rrijë me mamanë”, shtoi Albano.

Kërkesa e tij u miratua menjëherë nga Agai.

Agai aprovon kërkesën tënde”, tha Fjoralba./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *