Subscribe

Rozana Radi i dhuroi hajmalinë Xhesikës pas eliminimit nga “Ferma VIP”. Ajo duhet t’ia kalonte hajmalinë një fermeri tjetër spektaklin e sotëm dhe ka zgjedhur pikërisht Albanon.

Fermeri do  të fitojë një benefit nga Agai.

“U mundova të marrë një vendim sa më rracional, por edhe të isha e lumtur. Dy opsione më ngelën nga rrethi im, Albano dhe Ditea. Albanos sepse më raft pika ngeli tek fakirët, plus ka qenë surpriza më e madhe për mua në këtë format, ka pasur dhe një javë shumë të vështrirë si regjisor. Mendoj se duhet t’ja jap Albanos këtë hajmali”, tha Xhesika,

Albano ka reaguar i lumtur pas këtij vendimi të Xhesikës dhe me batuta thotë se nuk e dinte, por e mendonte që mund të ishte ai i zgjedhuri.

“Për kokë të plakës nuk e dija. Unë i thashë do më ngel hatri po s’ma dhe mua, po s’dija gjë”, tha Albano.

Fjoralba tha se hajmalia që do i jepet fermerit nuk ka asnjë ndikim në televotimin e hapur, ku njëri duhet të largohet sot./vizionplus.tv

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *