E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Regjistrimet e Agasit/ Berisha: Edhe Rama është i filmuar në një video, por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendon se kryeministri Edi Rama shfaqet në një prej videove që, sipas tij, lidhen me Ergys Agasin. Deklarata u bë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se, sipas informacioneve që disponon, kryeministri Edi Rama është filmuar në një video që lidhet me Ergys Agasin.

Reklamë

I pyetur nëse ekziston një video ku shfaqet kreu i qeverisë, Berisha pohoi se e kishte denoncuar më parë këtë çështje, duke pretenduar se Rama është filmuar në një prej videove.

“Unë e kam denoncuar këtë dhe informatat që unë kam, ai është i filmuar në një video. Por të garantoj një gjë, që ai person nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar”, tha Berisha.

Deklarata vjen dy ditë pas deklaratës në Kuvend, ku Berisha foli për regjistrimet që, sipas tij, lidhen me Ergys Agasin dhe pretendoi se në to shfaqen edhe deputetë të Partisë Socialiste. Në atë seancë, ai paralajmëroi se videot do të bëhen publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.