Gjermania mbështet reformimin e Bashkimit Europian, por veçanërisht heqjen e të drejtës së vetos që vendet anëtare kanë në këshill.

Kështu deklaroi sot gjatë një fjalimi për 20 vjetorin e zgjerimit të unionit me 10 anëtarë, ministrja gjermane për punët e jashtme, Annalena Bearbock.

“Ne duhet ta reformojmë unionin. Kjo përfshin reduktimin e vendosjes së vetos në Këshillin e Europës. Kjo përfshin marrjen e vendimeve më shpesh me një shumicë të madhe, në vend të arritjes së unanimitetit. Zgjerimin dhe reformën duhet ta trajtojmë me vendosmëri” ,tha Annalena Bearbock ministre e Gjermanisë për punët e jashtme.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila aktualisht po mbahet e bllokuar nga vetoja e Greqisë. Njësoj edhe për Maqedonine veriut e cila nuk ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjet me Bullgarinë.
Bearbock theksoi nevojën e veprimeve konkrete nga ana e bllokut ndërsa tha se që nga nisja e luftës në Ukrainë zgjerimi është bërë domosdoshmëri gjeopolitike.

“Zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan apo në lindje të BE-së janë shumë të rrezikshme. Ne nuk mund të përballojmë zona të tilla gri, pasi për Putinin ato janë një ftesë për të ndërhyrë dhe destabilizuar”.

Megjithatë kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se asnjë nga vendet e rajonit tonë nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike, por për arritjet në bazë të meritës. Mali i zi sipas tij, është vëendi që ka bërë më shumë progress në Ballkanin Perëndimor.

“Asnjë vend në rajon nuk po ecën përpara me më shumë vendosmëri për të krijuar kushtet e nevojshme. Mali i Zi kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh reformuese, veçanërisht në sundimin e ligjit. Këto janë angazhime të rëndësishme”, tha Olaf Scholz.

Deklaratat scholz i bëri gjatë takimit më presidentin e malit të zi Millojko Spajic këtë të hënë në berlin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *