Subscribe

Seanca plenare e se hënës është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

Flamur Noka ka sulmuar institucionin e SPAK se është i kapur nga qeveria dhe zbaton vetëm urdhrat e tyre.

Kur dëgjoj Elisën më pak një emocion, se thua kjo zonja është aktore, mos vallë është rastësisht në karrigen e deputetit. Sepse asgjë politike, përveçse aktrim. A ka aktrim që mund të shpëtojë Ramën apo Veliajn në situatën ku ndodhen. Opozita ka bërë prej vitesh publike aktet e përfshirjes së Ramës dhe Veliajt për korrupsion dhe krim. Ka treguar se në Shqipëri qeverisë mafia. (Flet Majko nga vendi). Po Pandi po, mafia, se ka treguar që Don Agaçio qeveris nga qeveria. Mediat ndërkombëtare po thonë se mafia është në pushtet, madje ka pushtetin e saj. Ngaqë zoti Bardhi u mor me kreun e mafies Rama, unë po merrem em zv.kreun e mafies. E dëgjuat çfarë tha kreu i mafies 5D të shtunën, ajo deklaratë e varrosi Reformën në Drejtësi. Kreu i mafies 5D i sugjeronte SPAK-it se si ta merrnin në pyetje. Ai ju thoshte se ju duhet t’i nënshtroheni rregullave të mia, harroi të thoshte se ajo godinë ku është SPAK është ndërtuar nga Redi Molla. SKAP-i nesër nëse flet në emër të drejtësisë dhe jo në emër të partisë, do të duhet t’i paraqesë 5 dokumentat që ka firmosur Veliaj për inceneratorin e Tiranës. Ato dokumenta flenë në dosjen e Arben Ametajt, që vetë Dumani i ka. Ahmetaj për hir të së vërtetës edhe pse është numri dy i organizatës kriminale ka kërkuar përllogaritje më të sakta”, tha Noka.

I menjëhershëm ishte reagimi i Pandeli Majkos, i cili theksoi se me këtë qëndrim opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Sipas tij opozita di vetëm një gjë të bëjë, të dalë jashtë sistemit dhe të shohë ëndrra me pushtet.

I duket sikur unë kam më shumë dobësi se sa duhet për atë që quhet Reformë në Drejtësi. Unë e kam dobësi Reformën në Drejtësi. Ajo  që kuptova në 10 minuta pashë një diferencë të rëndësishme. SPAK-u është SKAP, organizatë kriminale apo duhet përkrahur në luftën kundër korrupsionit. SPAK është një strukturë që gëzon përkrahjen më të fortë nga partnerët tanë SHBA dhe BE. E përsëris edhe njëherë do respektoi institucionet, apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion. Por gjithsesi nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet, edhe kjo që po bëni sot është lëvizje antisistem, dhe pikët i keni humbur çdo ditë. Njerëzit nuk duan të shohin aventurier në krye të shtetit, nuk dinë se çafër duan. Në burgjet e Shqipërisë më shumë janë anëtarët e PS se sa anëtarët tuaj. Por asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë SPAK-un sepse ne respektojmë institucionet legale, e kemi bërë këtë edhe kur ishim në opozitë. Jashtë sistemit nuk keni të ardhme”, tha Majko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *