Subscribe

Elsa Lila spektaklin e sotëm ka thënë se në fermë po krijohen grupime të ndryshme.

Ajo u shpreh se një grup fermerësh janë mbledhur bashkë kundër një personi. Këngëtarja u shpreh se ju referua klipit dhe momentit kur Valerit si kryefermer nuk ju bindën fermerët.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Në fakt unë kam dashur që rol të merrnin ato vajza që nuk luajtën tek “Mamma Mia”, domethënën nuk është keqkuptim. Edhe sot që erdhi masazhi nuk u kujtua askush për mua që jam dhe 40 vite më e madhe se Gloria dhe unë isha që në mëngjes, bëm edhe mullarin. Edhe nuk i thash askujt çohu ti të ulem unë. Dua të di për grupazhin që foli Elsa. Kë kam bërë shoqe unë?

Valeri: Po diskutonim për Buçkon, Florin dhe gjithë fermerët që duhet të më binin mua si kryefermer

Elsa: Edhe unë atë momentin aty nuk e kuptova se për kë po flisja, Valeri ma kujtoi. Besoj i referohesha faktit që Buçko shkoi në stalla i dërguar nga Flori që ndodhi edhe konflikti. Unë fola për një grupazh. Kam ndjerë që sëpaku në fermë ka pasur një grupazh kundër meje, i cili u ndje qartazi një mëngjes të bukur

Fjoralba Ponari: Duam emra Elsa

Elsa: Po mesoj rrugës se është normale të kenë grupazhe dhe t’i kundërvihen një personi për efekt loje. Është edhe simpatike edhe pasi shakton ofendime pasi ne jemi të vërtetë

Fjoralba Ponari: Na thuaj emrat e pjesëtarëve të këtij grupi

Elsa: Emra nuk them, por besoj është e qartë./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *