E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Projekti një miliardë euro, bankat gati të financojnë

Përfshirja e sistemit bankar në programin 1 miliard euro të qeverisë është një nisëm pozitive, pasi qëllimi i saj është të kryejë investime për qytetarët duke nxitur kreditimin.

 

Por bankat, do të kërkojnë garanci të forta nga qeveria me qëllim  financimin e projekteve madhore. Në të kundërt kreditimi tyre do të jetë i pamundur.

 

Reklamë

Përfaqësues të bankave thonë se qeveria duhet të vlerësojë me kujdes projektet që do të financojë, pasi ato duhet të jenë rentabël.

 

Një nga projektet që është parashikuar të jetë pjesë e programit 1 mld euro është rruga e Arbrit. Sipas ekspertëve të fushës kjo vepër publike e cila ka një kosto prej 250 milion eurosh, vështirë se do të kthejë këtë investim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë