Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index nuk e...

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet edhe nga...

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit, por nuk kemi marrëveshje

4 Gusht 18:11

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit kanë shënuar përparim të rëndësishëm, por një marrëveshje përfundimtare ende nuk është arritur.

Duke folur për mediat në Departamentin Amerikan të Shtetit, Rubio tha se negociatat kanë avancuar dhe shprehu shpresën se një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti.

“Ka pasur progres në bisedime, por ende nuk kemi arritur një marrëveshje. Shpresojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, deklaroi Rubio.

Bisedimet kanë në fokus rritjen e numrit të anijeve tregtare që mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit.

Edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, është shprehur optimist se Uashingtoni dhe Teherani janë shumë pranë një marrëveshjeje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke vlerësuar se ajo mund të arrihet “sot ose nesër”.

Në një intervistë për CNBC, Bessent tha se negociatat me Iranin po vazhdojnë dhe se një marrëveshje do të garantonte lirinë e lundrimit, duke ndihmuar gjithashtu në uljen e çmimeve ndërkombëtare të energjisë.

“Jemi në bisedime me iranianët dhe besoj se ekziston mundësia që të kemi një marrëveshje sot ose nesër, në mënyrë që Ngushtica të hapet dhe të lëvizim drejt një situate më të normalizuar në këtë konflikt”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Irani do të ketë mundësi të vendosë tarifa për kalimin e anijeve, Bessent nuk dha detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes, por theksoi se pika kryesore do të jetë garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Do të ketë liri të lundrimit”, tha ai, duke shtuar se, megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme, tashmë po vërehet rritje e lëvizjes së anijeve që po largohen nga zona.

Bessent u shpreh gjithashtu optimist për ndikimin që një marrëveshje do të ketë në tregjet globale të energjisë. Sipas tij, qindra anije janë në pritje për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, çka ka ndikuar në tregtinë ndërkombëtare.

“Pres që çmimet e energjisë të rikthehen në nivele më të ulëta, gjë që do të jetë pozitive për të gjithë botën”, deklaroi Sekretari amerikan i Thesarit.

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
“Rubi” Iran marreveshje rubio SHBA

Nga e njëjta kategori

Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale, Rama: Djegia e teserave akt i turpshëm

më shumë...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do shihni zhvillime të pabesueshme, ja plani jonë brenda 2028-tës

më shumë...

Dashuria dhe financat, horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

më shumë...

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 23-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

7:37

Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri...

7:09

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18...

7:00

Vuçiç kërcënoi Kosovën me devijimin e lumit...

6:48

“Benz-i” përplas biçikletën në Fier, një i...

6:45

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.