Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ku po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.





