Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti socialist kundër Ramës, Sinaj: Selenica bashki më vete

3 Gusht 18:02

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka dalë publikisht kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Përmes një reagimi në Facebook, Sinaj shprehet se vendimmarrja duhet të mbështetet jo vetëm tek ekspertët, por mbi të gjitha te zëri dhe interesi i qytetarëve.

“Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.
Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve”, shkruan Sinaj.

Sipas tij, problemi kryesor nuk është numri i bashkive, por mënyra se si ndahet buxheti i shtetit. Deputeti argumenton se rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shpërndahet 61 bashkive të vendit, duke e cilësuar këtë raport të padrejtë.

“Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit. Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë”, shkruan deputeti.

Sinaj thekson se raporti përfundimtar i Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 tregon se Bashkia Selenicë ka tregues pozitivë, duke u renditur e 29-ta në nivel kombëtar si për funksionalitetin, ashtu edhe për performancën ekonomike. Ai nënvizon se paga mesatare në bashki është pranë mesatares kombëtare, ndërsa detyrimet e prapambetura janë më të ulëta se mesatarja e vendit.

Deputeti socialist pranon se Selenica penalizohet vetëm nga Indeksi i Masës Urbane, për shkak të popullsisë së shpërndarë në shumë fshatra, por argumenton se pikërisht kjo është arsyeja pse bashkia duhet të vazhdojë të ekzistojë, për të mos larguar edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.

” Raporti përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:

1.Funksionaliteti si bashki

Selenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.

2.Performanca ekonomike

Edhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.

Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.

Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.

3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)

I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane. Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët. Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh”, shkruan ai. 

Ai kritikon gjithashtu faktin që, sipas tij, komisioni nuk ka marrë parasysh kontributin ekonomik të zonës, duke kujtuar se në territorin e Selenicës ndodhen miniera e bitumit dhe fusha naftëmbajtëse e Gorrishtit, të cilat japin një kontribut të rëndësishëm në buxhetin e shtetit.

“Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.

Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit. A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës? Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?! Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare”, shkruan ai. 

Në reagimin e tij, Sinaj rikthen edhe kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi rentën minerare, duke argumentuar se bashkitë që kanë pasuri natyrore përfitojnë vetëm 5% të rentës minerare dhe se kjo përqindje duhet të rritet.

“Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit. Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m’u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare. Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete. Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete”, përfundon deputeti. 

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike Vendi
Tagged:
PS vullnet sinaj

Nga e njëjta kategori

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temperatura gjatë natës mund të ndikojë më shumë nga sa mendoni

më shumë...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e prekur ajo e Atikës ku janë shkrumbuar 150 shtëpi

më shumë...

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”, japonishtja dhe arabishtja i shtohen këtë vit ofertës akademike

më shumë...

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk rezulton të ketë dëme në banesa nga flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.