Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrte pensionin, dënohet me burg 60-vjeçari

3 Gusht 17:05

Një 60-vjeçar në Uells është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg, pasi mbajti trupin e pajetë të nënës së tij në një frigorifer për gati tre vite, me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin dhe ndihmat sociale të saj, në vlerë mbi 91 mijë euro.

Sipas mediave britanike, Christopher Phillips u shpall fajtor pasi pranoi akuzat për pengimin e varrimit të ligjshëm të nënës së tij, si edhe për dy raste mashtrimi ndaj shtetit britanik.

Hetimet zbuluan se nëna e tij, 89-vjeçarja Sylvia Phillips, kishte ndërruar jetë më 8 mars 2023, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Dy ditë pas vdekjes së saj, i biri bleu një frigorifer të madh dhe futi brenda trupin e saj.

Trupi ishte mbuluar me një batanije.

Gjatë kësaj periudhe, Phillips nuk njoftoi autoritetet për vdekjen e së ëmës. Si pasojë, pensioni shtetëror, ndihmat për kujdesin, subvencionet për koston e jetesës, ndihma për ngrohjen dhe përfitime të tjera vazhduan të depozitoheshin në llogarinë bankare të saj.

Në total, ai përfitoi në mënyrë të paligjshme 78.190 paund (rreth 91 mijë euro), duke përdorur llogaritë bankare të nënës.

60-vjeçari kishte mashtruar vazhdimisht edhe mjekët, duke pretenduar se nëna e tij nuk dëshironte të paraqitej në kontrolle apo vizita mjekësore, ndërsa vazhdonte të merrte edhe medikamentet e përshkruara në emrin e saj.

Avokatja deklaroi se Phillips vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai u kishte thënë hetuesve se “nuk donte ta linte të ikte”, ndërsa rrëfeu se vazhdonte të ulej pranë trupit të saj, t’i mbante dorën dhe t’i fliste sikur të ishte ende gjallë.

Rasti u zbulua në shkurt të vitit 2026, pasi mjeku i familjes ngriti dyshime për mungesën e gjatë të 89-vjeçares.

Kur policia shkoi në banesë, Phillips fillimisht pretendoi se nëna e tij ndodhej në Londër te disa të afërm, por nuk arriti të jepte asnjë detaj. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën trupin e saj në frigorifer dhe arrestuan 60-vjeçarin.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Frigorifer nena Uells

Nga e njëjta kategori

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

më shumë...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët

më shumë...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.