E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:20 në zonën e Murrasit, në Njësinë Administrative Papër, në aksin nacional Elbasan–Peqin, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklamë

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për disa minuta, përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë