Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin...

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan të Fierit

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së Dytë Botërore

4 Gusht 15:25

Më shumë se 400 predha dhe municione të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Le Porzh, në jugperëndim të Francës, pasi banorët u kthyen në shtëpitë e tyre pas zjarreve të mëdha që përfshinë zonën muajin e kaluar.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Mbrojtjes Civile, pasi menjëherë pas kalimit të flakëve banorët dhe autoritetet dëgjuan një sërë shpërthimesh në zonë. Këto shpërthime çuan ekipet në një vend ku disa ditë më parë ishin gjetur 75 predha.

Sipas drejtuesit të njësisë së çaktivizimit të bombave në Bordo, Philippe Delemotte, temperaturat ekstreme të shkaktuara nga zjarret aktivizuan një pjesë të municioneve të varrosura, duke zbuluar kështu praninë e tyre. Mes municioneve të gjetura kishte predha mortajash franceze dhe gjermane.

Për arsye sigurie, autoritetet krijuan menjëherë një perimetër të izoluar, pasi një shpërthim i mundshëm mund të hidhte copëza metalike në një distancë prej qindra metrash.

Pas përfundimit të kontrolleve të sigurisë, autoritetet lokale lejuan banorët të kthehen në shtëpitë e tyre. Megjithatë, në disa zona bregdetare pranë fshatit vijojnë të mbeten aktive vatra zjarri, edhe pse situata konsiderohet nën kontroll.

Zjarret që përfshinë Francën muajin e kaluar detyruan shumicën e rreth 3 500 banorëve të fshatit të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Deri tani, flakët kanë shkrumbuar mbi 160 mijë hektarë tokë, duke u cilësuar si zjarret më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në vend.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Francë Predha Zjarret

Nga e njëjta kategori

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard qytetarët nis marshimin në rrugë

më shumë...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane për një kohë të pacaktuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

6:47

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

6:41

Sherr me thika mes burrit dhe gruas...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.