E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë, kontrolle të intensifikuara në rrugë, 8 drejtues mjetesh në pranga dhe procedim penal

Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh. Tre prej tyre janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa tre të tjerë janë proceduar për drejtim pa leje drejtimi.

 Një drejtues është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për shkelje të këtyre rregullave.

NJOFTIMI:

Reklamë

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh, konkretisht:

  • 3 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
  • 3 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
  • 1 është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë;
  • 1 është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:

354 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
153 masa administrative mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
83 masa administrative për parakalime të gabuara;
51 masa për xhama të zinj;
41 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
24 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
15 masa administrative për drejtim mjeti, në efektin e alkoolit;
14 masa administrative për mungesë të siguracionit;
818 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.