Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet...

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi i drogës në Meksikë, akuzohet edhe për eliminimin e kryebashkiakut

4 Gusht 08:32

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i dyshuar si organizator i disa akteve të rënda kriminale, përfshirë dy vrasje që tronditën opinionin publik në Meksikë.

Operacioni u zhvillua nga forcat speciale në shtetin Jalisco, pas disa muajsh hetimesh dhe punës së inteligjencës. Gjatë aksionit u vra një anëtar i ekipit të sigurisë së të dyshuarit, ndërsa autoritetet bënë të ditur se arrestimi u realizua pas një ndjekjeje me automjete në qytetin Atotonilco el Alto.

Sekretari federal i Sigurisë, Omar García Harfuch, e cilësoi arrestimin si një goditje të rëndësishme ndaj një prej organizatave kriminale më të fuqishme dhe më të dhunshme në vend. Sipas tij, “El R1”, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2022, dyshohet se ka organizuar një sërë sulmesh të përgjakshme në rajon.

Një nga çështjet më të bujshme lidhet me vrasjen e influencueses 23-vjeçare Valeria Márquez, e cila u ekzekutua në maj të vitit të kaluar ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në TikTok nga salloni i saj i bukurisë në Zapopan. Sipas hetimeve, autori, i maskuar si korrier, hyri në sallon, i kërkoi të konfirmonte identitetin dhe më pas e qëlloi dy herë me armë zjarri. Pamjet e krimit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Prokuroria pretendon se Márquez kishte pasur një lidhje romantike me Francisco Álvarez, një nga djemtë e “El R1”. Sipas autoriteteve, ai e kishte kërcënuar disa herë të renë dhe më pas i kishte kërkuar të atit të organizonte eliminimin e saj. Djali i tij dhe autori i dyshuar i vrasjes vijojnë të jenë në arrati.

Hetuesit e lidhin “El R1” edhe me vrasjen e kryebashkiakut të qytetit Uruapan, Carlos Manzo, i cili u qëllua për vdekje në nëntor gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve. Sipas autoriteteve, një adoleshent iu afrua nga pas dhe e qëlloi disa herë, ndërsa më pas u vra nga truprojat e kryebashkiakut. Manzo ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve.

Karteli Jalisco Neë Generation konsiderohet një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në Meksikë. Ai akuzohet për trafikim të fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës, si edhe për zhvatje të bizneseve lokale. Administrata amerikane e ka shpallur organizatën si organizatë të huaj terroriste.

Autoritetet meksikane nuk kanë konfirmuar nëse Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në operacion. Megjithatë, ambasadori amerikan në Meksikë, Ronald Johnson, përshëndeti arrestimin, duke deklaruar se “ata që gjenerojnë dhunë dhe trafikojnë fentanil do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
influencere Meksike

Nga e njëjta kategori

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin flakë para se të ngarkohen në aeroplan (VIDEO)

më shumë...

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike në Rrugën e Arbrit

më shumë...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

më shumë...

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano,...

10:25

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike...

10:22

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues...

9:52

300 vende të reja në Policinë e...

9:09

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive,...

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.