Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i ndalohet hyrja në Shqipëri

4 Gusht 12:28

10 vite jashtë Shqipërisë. Ky ka qënë vendimi i Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari në lidhje me dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Antiterrori i kishte vendosur në shënjestër imamin Bekir Halimi dhe analistin Valon Bela nën dyshimet se janë të përfshirë në aktivitet të jashtëligjshme që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Madje Për Belën, masa shkon edhe më tej, konkretisht urdhër dëbimi nga territori shqiptar.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se vendimi është marrë pas propozimit të Antiterrorit, në lidhje me dyshimet ser këta dy personat kanë vepruar kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe sigurisë publike.

Shpallja “non grata” është bërë në bazë të nenit 104 të ligjit për të huajt, i cili parashikon mundësinë e shpalljes person të padëshiruar të një shtetasi të huaj, kur veprimtaria e tij konsiderohet në kundërshtim me interesa të rëndësishme të shtetit, sigurinë kombëtare apo rendin publik.

Ligji parashikon këtë masë edhe në rastet kur një person vepron ose propagandon kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues, si dhe kur ka dyshime për lidhje me organizata terroriste apo veprime kundër shtetit ligjor. Masa është e forte duke u ndaluar hyrjen në Shqipëri për 10 vite.  Vendimi i ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, i është përcjellë Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare për zbatim.Valon Bela është politikan, analist dhe ish-aktivist politik, i njohur për komentet e tij mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.AI ka mbajtur më herët edhe detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim në rrjetin social Valon Bela ka ngritur akuza se ky vendim është urdhër politik i kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë qeveri nuk është mbi kombin dhe asnjë mandat politik nuk është i përjetshëm. Qeveritë vijnë e shkojnë, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese duhet të jenë të vetëdijshëm se do të gjykohen jo vetëm nga bashkëkohësit, por edhe nga brezat që do të vlerësojnë nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës. E sidomos kur një qeveri fyen rëndë Kosovën, pret me tapet të kuq Vuçiqin dhe rreh brutalisht popullin e tij që mendon ndryshe”, tha Bela.

Ndërsa Bekir Halimi është imam nga Maqedonia e Veriut. Në vitin 2016, ai u përjashtua nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit.

Vendimi vjen pak javë pas një tjetër mase të fortë të Ministrit të Brendshëm i cili më 25 qershor, shpalli “non grata” edhe Ikbale Hudutin, shqiptaren nga Kosova, duke i ndaluar hyrjen në territorin shqiptar për 15 vite.Huduti është përmendur për lidhjet dhe qëndrimet e saj pro regjimit iranian dhe kishte marrë pjesë edhe në protestën e zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

më shumë...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

më shumë...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

më shumë...

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.