E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 12 minuta më parë
Vendi

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Fier-Shegan, dyshohet se zjarri nisi nga kondicioneri

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Fier-Shegan.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një kondicioner në katin e parë, i cili ka marrë flakë, ndërsa më pas zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit dhe për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë