Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së turistit portugez në Ksamil.
Në një pjesë të dosjes thuhet se sipas dëshmisë së DJ të lokalit, Armand Zeneli, Sokrat Vata pas krimit i ka kërkuar atij që ta çonte në spital, duke mos i treguar për ngjarjen e rëndë.
Lexo edhe :
Related Posts
DJ thotë se kur kanë shkuar në një rrugë me kalldrëmë, Sokrati ka zbritur nga makina zbathur dhe ka hedhur thikën, e më pas është arratisur.
Pjesë nga dosja hetimore:
-I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Armando Zeneli, i cili ka deklaruar se punon si DJ në disko “Principote” dhe se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur ka qenë te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe coje në spital se ti ke makinë këtu afër.
Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe i ka thënë disa herë ku e ke makinën më co në spital, nxito o k…r. Armandua kishte njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ka ikur me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur ka dalë jashtë ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.
Armandua ka marë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e mbasme të makinës dhe është nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati i ka thënë ndalo këtu dhe ka ikur zbathur.
Disa metra pak larg makinës Armandua kishte vënë re që Sokrati kishte hedhur dicka me forcë. Pas këtij momenti ka shkuar në banes i shokuar, ku pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit.
/vizionplus.tv






