Subscribe

Portugalia është kampione e Evropës per here te pare ne historinë e saj. 12 vjet nga drama e Euro 2004, luzitanet kete radhe nuk zhgënjyen, duke mundur Francën ne St Denis, pas 120 minutave loje 1-0 duke rrëmbyer fronin e mbretëreshës se Europes. Një triumf qe do te kujtohet gjate pasi u arrit pa emblemën e tyre Kristiano Ronaldo, i cili u detyrua te dilte nga fusha pas 20 minutave loje i dëmtuar. Ne finalen e Parisit skuadra e Fernando Santos edhe pse vuajti qe nga minuta e pare, arriti fale zemrës, rregullit dhe taktikes te rezistonte për gati dy ore loje mbi te gjitha ndaj tentativave te Grizman dhe Sisoko. Shtylla e Zhinjak ne minutën e 92 dhe traversa e Guerrero ne minutat e shtesës, krijoi idenë se kjo finale do te zgjidhej nga pika e bardhe e penalltive. Por ne minutën e 9 Eder me nje gjuajtje fantastike me te majtën, surprizoi portierin Loris, duke i dhene trofeun Portugalisë. Me rrezikun e eliminimit qe ne fazën e grupeve dhe me vetëm nje fitore ne kohen e rregullt, kjo ishte hakmarrja me e ëmbël per Portugalinë, qe humbiste ne shtëpi ne finale ne 2004 pikërisht nga surpriza Greqi. Ne kampin kundërshtar nje zhgënjim i madh per Francën e te rinjve qe edhe njëherë prek nga afer trofeunm por pa arritur ta rrëmbeje ate përballe tifozëve te saj. Ndoshta këtë radhe vendosen detajet, ndoshta zgjedhjet e gabuar te Deshamps per te lënë Pogba larg portës, ndoshta forca goditëse e Grizman, ose shkrimi i gabuar para kohe ne autobus, se ata janë kampionet e Evropës. Kjo është jeta dhe këtë here ajo nuk zhgënjeu Portugalinë dhe Kristiano Ronaldos qe pas Champions dhe Evropianit, shkon tashme drejt Topit te Arte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *