E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Parandalohet atentati në Sarandë, autorët prisnin shënjestrën në një zonë pa ndriçim, sekuestrohen armë me silenciator

Policia e Sarandës ka parandaluar një atentat.

Përmes një njoftimi për mediat, blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar dy të rinj, të moshave 32 dhe 26 vjeç, të cilët ishin pozicionuar në një zonë pa ndriçim në fshatin Gjashtë, në pritje të shënjestrës së tyre.

Reklamë

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, municione luftarake dhe një silenciator.

Reklamë

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A.K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:

V.H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V.P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F.B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë video

Reklamë