Rreth orës 08:45 të mëngjesit të kësaj të marte, në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, dyshohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe motomjeti me drejtues shtetasin A. U.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. U., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., 59 vjeç, po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





