Subscribe

Një 52-vjeçar është arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë.

Siç bën me dije policia,  u arrestua në flagrancë shtetasi G. S, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Sh., 63 vjeç, B. Sh., 52 vjeç dhe A. Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë.

Këta shtetas po ndërtonin secili nga një strukturë druri (beach-bar), pa lejen e organeve kompetente, në plazhin e Gjipesë, për qëllime përfitimi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *