Partia Demokratike ka lene te hapur debatin per ndryshimin ose jo te sistemit zgjedhor.
Sekretari per ceshtjet elektorale ne PD, Ivi Kaso sqaron se kjo ceshtje eshte diskutuar ne takimet e eksperteve te opozites, por vendimarrja per te do te jete ne nje faze te dyte, pasi te mbyllen amendimet qe kane lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe problematiken zgjedhore ne pergjithesi.
IVI KASO
SEKRETAR PER ÇESHTJET ELEKTORALE, PD
Besoj qe si ceshtje me sensibilitet te larte public dhe sin je nevoje e artikuluar nga shume aktore te procesit zgjehdor eshte nje ceshtje e cila eshte diskutuar dhe vazhdon te diskutohet me seriozitet maksimal nga ana e eksperteve te opozites se bahskuar dhe me besoni qe konkluzioni qe ne do dalim do te jete nje konkluzion I miremenduar dhe I gjithepranuar.
Nje prej ndryshimeve rrenjesore qe PD synon te fuse ne zgjedhje eshte perdorimi I teknologjise ne te gjithe vendin, dhe kjo sipas eksperteve I jep zgjidhje edhe depolizitimit te administrates.
Propozimi yne ka qene e vazhdon te mbetet solid c ka shkon ne drejtimin e implementimit te teknologjise duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme, pra te procesit te identifikimit biometric te zgjedhesve, te votimit e numerimit, c ka do te bente te panevojshme pranine e komisionereve politike ne qendrat e votimit .
Ne momentin qe opozita do te perfundoje propozimet e saj per reformen zgjedhore, drafti do ti dergohet faktorit nderkombetar e do te behet publik.
Ne momentin qe do te jene publike nuk shoh ndonje nevoje per tia percjelle ne format zyrtar nje komisioni ilegjitim sic eshte komisioni I posacem I reformes zgjedhore por zgjidhjet tona do te jene publike dhe akush nuk I pengon ekspertet qe te marrin me te miren.
Prej nisjes se debatit per nje reforme konsensuale zgjedhore opozita e ka bere te qarte se nuk e pranon komisionin e reformes, por ne kete situate mbetet I paqarte mekanizmi qe con PS dhe PD drejt nje reforme zgjedhore konsensuale.