Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në...

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols...

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj ankimon vendimin në Apel

13 Gusht 09:27

Kryetari në detyrë Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila refuzoi të shqyrtonte në themel padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa hyrë në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për mënyrën sesi Dado është emëruar prokuror në vitin 2008. Sipas Veliajt, në momentin e emërimit, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte kriteret ligjore përjashtimore që do të mundësonin emërimin e tij në këtë detyrë.

“Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit?”, shprehet Veliaj, duke shtuar se pikërisht kësaj pyetjeje, sipas tij, gjykata nuk i dha përgjigje.

Kryebashkiaku i Tiranës argumenton se padia nuk lidhet thjesht me ligjshmërinë e një procedure emërimi, por me pretendimin për pavlefshmëri absolute të aktit. Sipas tij, një pavlefshmëri e tillë mund të konstatohet në çdo kohë dhe kryesisht nga gjykata.

Veliaj pretendon se, pavarësisht kësaj, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi të mos e shqyrtojë në themel nëse akti që i ka dhënë Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. “Përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim”, deklaron Veliaj.

Sipas tij, çështja shkon përtej interesit personal dhe ngre një debat mbi kontrollin gjyqësor të ligjshmërisë së institucioneve që ushtrojnë pushtetin penal. “A janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?”, shkruan Veliaj.

Në vijim, ai i referohet edhe situatës së tij gjyqësore, duke argumentuar se, nëse një zyrtar i zgjedhur duhet t’i nënshtrohet hetimit dhe gjykimit, atëherë edhe ligjshmëria e titullit të prokurorit duhet të jetë objekt kontrolli gjyqësor. “Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji”, thekson Veliaj.

Me ankimin në Gjykatën Administrative të Apelit, Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kërkojnë që çështja të vijojë dhe të shqyrtohet në themel, duke kërkuar që gjykata të marrë qëndrim mbi pretendimin për pavlefshmërinë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados.

“Asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin”, përfundon Veliaj deklaratën e tij.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bashkia Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

më shumë...

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në Ekuador sekuestron 469 kg drogë

më shumë...

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 12 ende aktive

më shumë...

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:16

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë...

9:53

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland,...

9:43

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra...

9:36

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe...

9:27

Policia Rrugore e Gjirokastrës intensifikon kontrollet me...

9:27

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër...

8:42

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv,...

8:37

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon...

8:23

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi...

8:18

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i...

8:13

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse...

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.