E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Papunësia e të rinjve në Kukës/ Rritet dëshira për të punuar në shtet

Në Kukës, me gjithë pasuritë e shumta natyrore dhe disa investime në infrastrukturë, papunësia tek të rinjtë vazhdon të jetë e lartë ndërkohë që është rritur dëshira për të punuar në shtet.

Lavdrim Shehu, përfaqësues i shoqërisë thotë se dëshira të rinjëve për të punuar në shtet vjen për faktin se në Kukës ka shumë pak element motivues për punësimin e të rinjëve në sektorë jo shtetëror.

Ndërkohë banorët thonë se mundësia e punësimit është shumë e vogël ndërsa nuk mund të marrin insiativa për punësim apo vetëpunësim.

Sipas të dhënave të INSTAT, Kukësi është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë  në shkallë vendi ndërsa pjesës më të madhe të popullësisë i duhet më shumë para për të arritur te kufiri i jeteses normale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë