Mbi 50 mijë trauma regjistrohen çdo vit në vendin tonë, ku pjesën më të madhe e zënë aksidentet automobilistike dhe aksidentet në punë.Agron Dogjani, mjek kirurg në Spitalin Universitar të Traumës, thotë se gjatë muajve të verës shënohet edhe numri më i lartë i rasteve me trauma.
Sipas tij, në shumë raste ndihma e parë nuk jepet në mënyrën e duhur, duke bërë që të lënduarit të përballen me pasoja edhe më të rënda.
Dogjani nënvizon gjithashtu nevojën për një sistem më efikas reagimi ndaj emergjencave, që do të siguronte ndërhyrje të shpejtë dhe të saktë për të aksidentuarit, një hallkë që sipas tij ende mungon.
Këto shqetësime u diskutuan në konferencën mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve, ku ekspertë të shëndetit trajtuan edhe rëndësinë e parandalimit të traumave tek të rinjtë.





