Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Zbatimi i vendimeve të  Kushtetueses, Parlamenti nis punën për...

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin...

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i grupit të...

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave: Në fokus...

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”,...

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem, Karakaçi: Do...

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani me 2.9%

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem, Karakaçi: Do të shtojmë investimet edhe në Porto Romano dhe Spille

30 Prill 14:39

Në Golem ka përfunduar fuqizimi i nënstacionit elektrik, i cili është rritur nga 31.5 megavat në 80 megavat, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për gjithë zonën bregdetare nga Golemi deri në Qerret.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi nënstacionin dhe theksoi se ky investim i ri përfaqëson një zgjidhje të rëndësishme për rreth 50 mijë banorë, si dhe për zonat turistike si Mali i Robit, Golemi dhe Qerreti. Sipas tij, rritja e kapaciteteve do të garantojë furnizim më të qëndrueshëm për një zonë me zhvillim të shpejtë urban dhe turistik.

“Ky në fakt është një nënstacion i ri, tek i cili kemi dyfishuar kapacitetin, duke i dhënë një zgjidhje pothuajse përfundimtare të 50 mijë banorëve që furnizon ky nënstacion, duke përfshirë edhe zonat turistike si Mali i Robit, Golemi, por që shkon deri në Qerret për furnizim, por ndërkohë ne nuk jemi ndalur vetëm me këtë nënstacion, pasi OSHEE ka një plan masash edhe për vitin 2026 për këtë zonë”, tha Ministri.

Ka nisur gjithashtu procesi i fuqizimit të nënstacionit të Porto Romanos, i cili do të kalojë nga 50 megavat në gati 100 megavat, ndërsa ekziston edhe një plan për fuqizimin e rrjetit të Spillesë në 20 kilovolt.

“Ne kemi patur gjatë këtyre viteve të shkuara një shqetësim për sa i përket zonës së Spillesë, të cilën vitin e shkuar dhe ne e përfundojmë gjatë kësaj periudhe, ne kemi mbyllur fazën e parë të investimit aty. Është një investim i rëndësishëm, pasi prek zonën ku ne kemi patur probleme pak më të shumta në pjesën bregdetare që kap kjo zona e Adriatikut, por OSHEE ka plan investimesh për ta vijuar në një fazë të dytë këtë investim dhe për të shkuar edhe më tej”, u shpreh Karakaçi.

Sipas Ministrit, të gjitha këto investime janë të rëndësishme jo vetëm për standardet tona, për uljen e humbjeve, por janë të rëndësishme edhe për t’i dhënë një siguri dhe një standard furnizmi shumë të mirë të gjithë banorëve të zonës.

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
Karakaçi

Nga e njëjta kategori

Kur rekomandohet heqja e bajameve dhe në cilat raste është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale

më shumë...

Zbatimi i vendimeve të  Kushtetueses, Parlamenti nis punën për pagat e gjyqtarëve e rregulloren e Kuvendit

më shumë...

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin integrimin e vendit tonë në BE

më shumë...

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:20

Kur rekomandohet heqja e bajameve dhe në...

3:11

Zbatimi i vendimeve të  Kushtetueses, Parlamenti nis...

3:06

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e...

3:02

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari...

3:00

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i...

2:57

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave:...

2:41

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun...

2:39

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem,...

2:30

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani...

2:10

Maji më i vështirë për 4 shenja...

2:06

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

1:50

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog...

1:35

Hita “shkund” Korçën e Elbasanin, kërkon më...

1:32

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

1:19

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë...

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.