E hënë, 19 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog mes partive për funksionimin e institucioneve

Bashkimi Evropian ka shprehur  keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë.

Një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se blloku evropian vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të sigurojnë stabilitet institucional.

Reklamë

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes”,  ka thënë ai

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin një president të ri të vendit brenda afatit kushtetues.

Ndërkohë ushtruesja e detyrës së presidentes  Albulena Haxhiu nisi sot  takimet me partitë opozitare në mënyrë që të shpallet data e zgjedhjeve , të cilat  duhet të mbahen brenda 45 ditësh.Janë vetëm dy data kur ato mund të zhvillohen  31 maji dhe 7 qershori.

Vazhdo të lexosh

Reklamë