E hënë, 19 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbatimi i vendimeve të  Kushtetueses, Parlamenti nis punën për pagat e gjyqtarëve e rregulloren e Kuvendit

Parlamenti nisi punën për të zbatuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese; vendimi i parë që lidhet me rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve dhe vendimi i dytë që ka lidhje më rregulloren e Kuvendit.

Këshilli i Legjislacionit u njoh sot më argumentimin e kushtetueses pse duhet të ndryshojë mënyra e përllogaritjes së pagës së magjistratëve dhe pse ngritja e 11 komisioneve parlamentare në shtator dhe ndryshimi i rregullores për këtë qëllim ishte në shkelje të kushtetutës.

Reklamë

Gjykata i ka lënë detyrë Parlamentit të ndryshojë edhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe rregulloren e Kuvendit.

Sot Këshilli i Legjislacionit caktoi vetëm relatorët për të dyja këto ligje dhe pritet që javën e ardhme të nisë punën me rregullimin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë