Bankat nën sulm, eksperti: Kufizohet sasia e parave në bankomate

Sistemi bankar duket se ka qenë në qendër të sulmeve nga ana e protestuesve.
Të dhënat paraprake flasin për degë të shkatërruar dhe të dëmtuara dhe me dhjetra bankomate jashtë funksionit.

Artur Ribaj ekspert i tregjeve financiare duke folur në emisionin E-Zone tha se dëmet ndaj bankave nuk kanë asnjë rrezik për shëndetin e tyre
“Çdo dëm që i është bërë sistemit bankar është i dënueshëm. Ai ka pasoja mbi ekonominë, pasi ndërprerjet zinxhirin e ekonomik. Pa bankë s’ka ekonomi s’ka biznes. Por dëmet deri më tani janë fizike. Siguria e parasë nuk vihet në diskutim, pasi nuk kemi të bëjmë me një krizë financiare”, tha Ribaj në Vizion Plus.
Por në mënyrë të paprecedentë këtë javë bankat vendosën të mbyllin një sërë degësh kryesisht në zonën brenda unazës si masë sigurie, por jo vetëm. Sipas ekspertit edhe sasia e parave në bankomatet u kufizua
“Duke parë që një sërë bankomatesh u dhunuan dhe tentuan t’i grabisin, bankat për efekt sigurie kufizuan edhe sasinë e parave që depozitohen në bankomate. Pra më pak para në bankomate, do të thotë që kushdo që ka nevoja rrezikon të marrë të gjithë shumën që i nevojitet”, tha Ribaj.
Dëmi ndaj sistemit bankar nuk llogaritet në vitrina të thyera apo pajisje të dëmtuara, dëmi ndaj bankave është psikologjik dhe nëse situata precipiton më tej stresi financiarë rritet.
/vizionplus.tv




