Berisha thirrje demokratëve: Nesër të hidhemi të gjithë në protestë!

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve për një pjesmarrje masive në protestë ditën e nesërme.
Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se studentët kanë nevojë për mbështetje.
Deklarata e plotë:
Mesazh,
Për shpërndarje të menjëhershme:
Për Kryesinë e PD, drejtuesit politikë të qarqeve, deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.
Përshëndetje,
Mosbindja civile njohu sot përmasa të reja. Skenari i regjimit për të shmangur sulmet ndaj Kryeministrisë, duke i zëvendësuar ato me sulmin ndaj Selisë së PD dhe PS (de fakto ndaj PD), ndonëse e kishin marrë përsipër çirakët e tij në revoltë, dështoi me turp. Protestuesit refuzuan vendosmërisht të sulmonin selinë e PD.
Mottoja e ditës së nesërme duhet të jetë solidaritet: solidaritet kombëtar me revoltën studentore në Tiranë.
Nesër është me rëndësi shumë të madhe të mbështetet masivisht greva e përgjithshme e universiteteve dhe shkollave të mesme në të gjitha qytetet dhe degët e PD. Së bashku me të rinjtë, të hidhen në protestë para bashkive të partisë së krimit, komisariateve dhe prefekturave të gjithë anëtarët, mbështetësit tanë dhe qytetarët!
Përshëndetje të përzemërta, me respekt,
Sali Berisha



