“Biznesi i vogël nuk përballon dot dëme. E kanë të vështirë ringritjen”

Etleva Treska përfaqëson një biznes të mesëm në kryeqytet. Ajo nuk ishte preh e sulmeve të protestave gjatë kësaj jave, por pohon se puna në ditët te protestave iu reduktua ndjeshëm.
Në një intervistë televizive, për E-Zone Treska thotë se dhuna ndaj biznesit të vogël apo të mesëm është fatale
“Në Shqipëri pjesa më e madhe e bizneseve që operojnë janë të vogla dhe të mesme. Pra janë biznese familjare që mbajnë veten dhe familjen. Një dëm ndaj kësaj kategorie biznesi është fatale pasi ata e kanë të vështirë të rimarrin veten. Biznesi i vogël ka problem likuiditetin, pasi nuk ka para gjendje, ndaj çdo dëm ka impakt të menjëhershëm ndaj tyre”, tha Treska
Sa i përket premtimit të bërë nga kryeministri se kostot ndaj biznesit të vogël do të suportohen me qeverinë, Treska thotë se ky proces ka nevojë për një transparencë dhe mirëmenaxhim të situatës.
“Në kushtet që jemi ka nevojë që qeveria apo politika të gjejë një zgjidhje. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë për gjatë. Biznesi ka nevojë për qetësi dhe stabilitet. Nëse kjo klimë cenohet prodhohet një efekt zinxhir negativ në ekonomi”, tha Treska
Dëmet e ndodhura në biznese ende nuk kanë një faturë financiare. Ndërkohë shumë biznese edhe pse jo të dëmtuara kanë mbyllur qepenat si masë mbrojtëse.
/vizionplus.tv




