E diel, 18 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në lumin Lana

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Lanë, në Tiranë, pranë godinës së Gjykatës së Lartë. Trupi është konstatuar në ujë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se viktima mund të jetë një person i pastrehë. Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur dhe ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Reklamë

Policia pritet të kryejë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas ekzaminimeve përkatëse.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.