Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi në garë për kreun e PD-së

30 Prill 09:00

Sot në mesditë skadon afati për të gjithë ata që synojnë të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës në vend.

Deri tani, i vetmi kandidat i konfirmuar është lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha, i cili pritet të jetë edhe kandidati i vetëm për drejtimin e PD në katër vitet e ardhshme.

Sipas udhëzimit të miratuar më 18 mars, çdo kandidat duhet të dorëzojë dokumentacionin brenda orës 12:00 të datës 30 prill. Ky udhëzim parashikon disa kritere të qarta: kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vite anëtarësi në PD, profil të lartë publik e politik, përvojë drejtuese në betejat e partisë dhe të mos jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, zgjedhjet për kryetarin e PD janë caktuar të mbahen më 23 maj. Edhe pse ish-deputeti Ervin Salianji ka shprehur publikisht ambicien për të kandiduar, ai nuk mund të marrë pjesë në garë pasi është përjashtuar nga partia.

Në këto kushte, gara duket se do të zhvillohet me një kandidat të vetëm, ku Sali Berisha do të kërkojë mbështetjen e demokratëve për të udhëhequr Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme.

Berisha ka qenë një figurë dominuese në PD që prej themelimit të saj në dhjetor 1990. Ai u zgjodh për herë të parë kryetar në vitin 1991 dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1992, kur u bë President i Shqipërisë. Më pas u rikthye në krye të partisë në vitin 1997, duke e drejtuar deri në vitin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Në shtator 2021 ai nisi lëvizjen “Foltorja”, pas përjashtimit nga grupi parlamentar nga Lulzim Basha. Në dhjetor të po atij viti, anëtarësia e PD vendosi shkarkimin e Bashës, ndërsa më 22 maj 2022, Berisha u rikthye zyrtarisht në krye të Partisë Demokratike.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha PD

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.